20:50 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

AKR-ja nis festën në Mitrovicë

Simpatizantët e AKR-së kanë nisur festën në Mitrovicë. Ata me këngë e fishekzjarrë kanë festuar në sheshin “Mehë Uka”, ndërsa të tjerët kanë dekoruar veturat e tyre me flamuj të kësaj partie dhe kanë nisur të festojnë nëpër rrugët e qytetit, raporton KosovaPress.

Ndryshe, Exit Polli i parë doli me rezultate ku Agim Bahtiri i AKR-së është fitues i balotazhit për zgjedhjet në Mitrovicë me 52.1 për qind, derisa Valdete Idrizi nga PDK ka fituar 47.9 për qind.