75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / b l

AKR me pesë kandidat pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Aleanca Kosova e Re pritet të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. AKR që tash udhëhiqet nga Vesel Makolli, sipas të gjasve do të jetë pjesë e listës së kandidatëve që garojnë me LDK-në.

Makolli në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se për shkak se edhe në zgjedhjet e fundit lokale kanë qenë bashkë në Prishtinë, pret që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe për zgjedhje nacionale.

“Po do të marrim pjesë në zgjedhje. Këto ditë e definojmë. E kemi parë ftesën publike të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Këto dy tri ditë e vendosim. Edhe anëtarësia jonë është më e afërt me LDK-në se sa me partitë tjera”, ka thënë ai.

I pyetur se sa kandidat do t’i ketë AKR në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Makolli ka thënë se pret që t’i kenë 5 kandidatë.

Ai ka thënë se tash për tash nuk dihet nëse, Behgjet Pacolli do të jetë në mesin e kandidatëve të AKR-së për deputetë./IndeksOnline/