AKR mirëpret dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

AKR si subjekt parlamentar i përfaqësuar me dy deputetë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas.
“Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare”, ka shkruar kryetari i këtij subjekti, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook./IndeksOnline/