75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / H F

AKR në mbështetje të Përparim Ramës për balotazhin në Prishtinë

Pak ditë para mbajtjes së balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Mbështetja është konfirmuar nga anëtarja e AKR-së, Myzejene Selmani, e cila tha se vendimi është marrë me miratimin e kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli.

“Ne jemi në mbështetje të Përparim Ramës, dhe këtë sigurisht e kemi bërë me aprovimin e kryetarit Behgjet Pacollit”, deklaroi Selmani në një prononcim për IndeksOnline.

Lidhur me këtë mbështje ka reaguar edhe vet Rama.

“Bashkë kemi fillu, bashkë kemi me finalizu transformimin n’Kryeqytet!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Balotazhi në Prishtinë do të mbahet më 9 nëntor, ku Përparim Rama do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Kjo përkrahje nga AKR vjen në një moment vendimtar për garën në kryeqytet, ku pritet një përballje e ngushtë mes dy kandidatëve.

 Kujtojmë se në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje mori 37 mijë e 387 vota, apo 37.23% të votave, kurse Lidhja Demokratike të Kosovës mori 32.636, apo 32.50%. /IndeksOnline/