12:29 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

AKR: Nuk do të jemi pjesë e Qeverisë Hoti!

Aleanca Kosova e Re ka përjashtuar mundësitë që të jenë pjesë e Qeveri Hoti. Në një njoftim për Indeksonline, AKR bën të ditur se mbetet e njëjt në qëndrimin e saj që të mos jetë pjesë e Qeverisë Hoti.

Pacolli ditë më parë kishte konfirmuar se dy votat e AKR-së do të jenë pro votimit të Qeverisë, mirpo partia e tij nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit.

Ky qëndrim i AKR-së vije pas publikimit të lajmit se AKR është në kërkim të MPJ-së, në Qeverinë Hoti e cila pritet që së shpejti të votohet në Parlamentin e Kosovës./Indeksonline/