AKR: Nuk jemi të informuar për dorëheqjen e Bahtirit
Është raportuar se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dhënë dorëheqje nga partia e AKR-së, pasi ai nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me këtë subjekt politik.
Indeksonline ka kontaktuar sekretarin e përgjithshëm të AKR-së Vesel Makollin, i cili ka thënë se nuk beson në diçka të tillë, pasi sipas tij ai do duhej ta njoftojë partinë fillimisht.
“Nuk kam ndonjë informacion zyrtar dhe nuk besoj që është e vërtetë”, ka thënë ai.
Veseli gjithashtu ka thënë se ai nuk do duhej te jepte një deklaratë të tillë pasi ka shumë privilegje nga Behgjet Pacolli.
“Unë nuk po i besoj kësaj tu e ditë privilegjet që i ka nga Behgjet Pacolli, nuk po mundem me kuptu”, tha ai.
I pyetur për zgjedhjet se a do bënin koalicion me Vetëvendosjen, Veseli ka thënë se janë të vendosur të shkojnë vet në zgjedhje.
“Ne mendojmë që vetë me shku në zgjedhje mirëpo, nëse dikush ka interesa personale me shku me një parti atëherë shumë keq sepse njëherë duhet me shiku interesin partiak dhe në fund interesin individual”, tha ai./Indeksonline/