15:59 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / OSH

AKR: S’kemi vija të kuqe për asnjë parti, mundësia më e madhe është të shkojm në koalicion me ndonjë parti

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlefshmërinë e votës së ish-deputetit, Etem Arifi, po e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Tashmë, partitë kanë filluar të bëjnë planet dhe përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në lidhje me këtë, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e AKR-së, Vesel Makolli.

Ai u shprehë se ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me koalicionet, por mundësia më e madhe është që të bëjnë një të tillë.

“Ende nuk kemi asgjë konkret lidhur me koalicionin. Si po rrjedhin gjerat, mundësia me e madhe është të shkojmë në koalicion me ndonjë parti tjetër se sa të shkojmë vetëm në zgjedhje. Kemi oferta nga disa parti të mëdha, nëse ashtu mund t’i quajmë ato që kanë më shumë numra ne kuvend, por ende nuk jemi përcaktuar, por sido që të jetë, opinioni do të njoftohet me kohë”, tha ai fillimisht.

Tutje, Makolli tha se AKR asnjëherë nuk ka aplikuar vija të kuqe për ndonjë parti.

“Ne asnjëherë nuk i kemi përmend e lëre më me i apliku vijat e kuqe, të cilat aspak nuk janë, të themi demokratike, se çdo parti përfaqësohet në kuvend me anë të votës se popullit. Ne çdoherë e kemi pas në plan të parë interesin e shtetit para atij partiak dhe çdo here kemi reflektuar si parti liberale institucionale”, shtoj ai.

Në fund, Makolli tha se janë të hapur për çdo parti.

“Ne për hir te situatës për krijimin e institucioneve, e kemi votuar Qeverinë Kurti, po edhe Qeverinë Hoti, andaj nuk kemi vija te kuqe sa i përket koalicionit me VV dhe as me partitë e tjera. Andaj nuk kemi vija te kuqe për askënd, për asnjë parti”, përfundoj ai./Indeksonline/