12:06 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

AKR, synon që në zgjedhjet e reja të hyjë si koalicion

Sapo ka përfunduar edhe një konsultim i radhës midis përfaqësuesve të partive politike dhe u.d. të presidentes Vjosa Osmani, transmeton IndeksOnline.

 I radhës ishte me këshilltarit e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj  para gazetarëve deklaroi se diskutuan lidhur me caktimin e ditës së zgjedhjeve, duke thënë se fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit janë opsionet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Zyberaj, ka thënë se  se si subjekt politik po synojnë të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik.

“U pajtuam që do ta zgjidhim dhe të caktohet një datë sa më shpejt që është mundur, në mënyrë që krizat kushtetuese të votohen. Keni parasysh që nevojitet goxha shumë kohë, që pas përfundimit të zgjedhjeve të certifikohen rezultatet. Do të caktohet një datë që mund të jetë fundi i janarit ose fillimi i shkurtit. Jemi në diskutime. Opsioni më i mundshëm është krijimi i një koalicioni me ndonjë subjekt politik. Besoj brenda javës do të marrë epilog kjo çështje”, ka thënë Zyberaj.