75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

AKR: Tani është koha që të heqim taksën

Deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi Krasniqi në fjalimi e saj në Kuvend, ka thënë se partia e saj e mbështet heqjen e taksës.

Sipas saj tash është koha që Kosova ta heq taksën, pasi ajo e ka arritur efektin e saj, transmeton Indeksonline.

“Taksa e ka arritur efektin e saj, duke ndërgjegjësuar ndërkombëtarët për fushatën e çnjohjeje të Serbisë. Tani është koha që Kosova të marrë një vendim për heqjen e taksës. Kjo është e vetmja rrugë përpara e Kosovës, nuk ka rrugë tjetër. Unë si deputet e mbështes heqjen e taksës.”, u shprehë ajo./Indeksonline/