09:27 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Akreditohen edhe 6 mijë e 548 vëzhgues për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZakreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të zgjedhjeve lokale.

Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi V i vëzhguesve.

Bëhet fjalë për 6 mijë e 548 vëzhgues të tjerë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit është 31 mijë e 665 vëzhgues./AktivPress