75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / mp

Akreditohet atasheu ushtarak i Kosovës në Turqi

Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes duke thënë se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

“Shteti i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë, ndërsa eksploron projekte të reja ushtarake për të ardhmen”, thuhet në njoftim.