Akrobatja në gjendje kritike, pasi ra nga një lartësi prej 6- metrave
Ylli i akrobatit, Yelena Prikhodskaya, ra nga 6 metra lartësi, gjatë një shfaqje në cirkun Vladivostok, në Rusi.
30-vjecarja tashti është në gjendje të rendë, dhe po lufton me jetën, shkruan Indeksonline.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur akrobatja bie në tokë.
Ishte një nga dy rëniet më të rrezikshme nga punëtorët e cirkut, brenda disa ditëve, të dyjat të regjistruara në Rusi gjatë periudhës festive.
Dëshmitarët thanë se u rrëzua shumë keq dhe menjëherë pas kësaj audienca u shpërnda.
Prikhodskaya kishte humbur vetëdijen dhe ishte dërguar në spital, ku thuhet se ajo është në kujdesin intensiv, sipas raporteve lokale.
Cirku thoshte se nuk kishte “asnjë defekt” në pajisje dhe aksidenti i tmerrshëm ishte vetëm një “gabim njerëzor”./Indeksonline/