Aksesorët anti-5G rezultojnë të jenë radioaktive

Është dëshmuar se qaforet dhe aksesorët e tjerë që pretendojnë se mbrojnë njerëzit nga rrjetet celulare 5G, janë në fakt radioaktive.
Autoriteti holandez për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimi (ANVS) publikoi të gjeturat mbi dhjetë produkte që lëshonin rrezatim të dëmshëm jonizues, shkruan BBC.
Autoriteti madje u bëri thirrje njerëzve që të mos bien pre e këtij pretendimi dhe të mos i përdorin këto lloje aksesorësh.
Sipas OBSh-së, rrjetet celulare 5G janë të sigurta dhe nuk kanë dallim nga sinjalet tashmë ekzistuese, 3G dhe 4G. Madje, akoma nuk ka asnjë provë që dëshmon se ky lloj rrjeti është i dëmshëm për shëndetin.
Teoritë konspirative mbi dëmet nga 5G kanë bërë që bizneset anti-5G të kenë mjaft punë.
Sipas BBC-së, në maj të vitit të kaluar, në Mbretërinë e Bashkuar shitej një USB me vlerë 339 paund dhe që pretendonte se ofronte mbrojtje nga 5G.
Në rrjetin e blerjeve online Amazon ka pasur gjithashtu shitje masive të stikersave kundër rrezatimit.