75 Mall Live Search
07:41 / E Martë, 03 Qershor 2025 / AR

Aksident në Suharekë, vetura humb kontrollin dhe përfundon në lokal – dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 23:11 në rrugën “Brigada 123“ në Suharekë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy automjete të parkuara dhe një lokal.

Bytyqi, njoftoi se dy persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 02.06.2025, rreth orës 23:11, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy automjete të parkuara dhe një lokal. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim nga ekipi emergjent, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Bytyqi./Indeksonline/