75 Mall Live Search
23:10 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Para disa çasteve në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, shkruan Indeksonline.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo./Indeksonline