09:11 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / k.v

Aksident afër Klinës, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinafc të Klinës, transmeton IndeksOnline.

Një veturë është parë e rrokullisur në mes të rrugës ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për të lënduar.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është marrë me rastin./IndeksOnline/