75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 08 Prill 2025 / k.v

Aksident afër Skenderajt, vetura përfundon me katër rrotat përpjetë (Video)

Një aksident sapo ka ndodhur në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku një veturë ka përfunduar e rrotulluar me katër rrotat përpjetë.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë dërguar në IndeksOnline nga qytetarë të rastit, ku shihet qartë vetura e dëmtuar.

Deri në këto momente, nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në këtë aksident.

Policia e trafikut është njoftuar dhe pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë aksident./IndeksOnline/