Aksident afër Sllatinës, vetura përfundon në kodër (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë afër Sllatinës. Nga pamjet, të cilat i posedon Indeksonline, shihet se vetura, e cila është aksidentuar, ka përfunduar në kodër. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, si pasojë e aksidentit.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë policia si dhe ndihma e shpejtë.