75 Mall Live Search
19:52 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / S Z

Aksident detar në Greqi, dyshohet se në mesin e të lënduarve ka kosovarë

Një skaf i marrë me qira u përplas në një zonë shkëmbore në afërsi të Diaporos, në Halkidiki të Greqisë, mesditën e së martës, më 5 gusht 2025.

Në bord ndodheshin shtatë persona, mes tyre gjashtë shtetas të Kosovës dhe një amerikan, raportojnë mediat greke.

Sipas njoftimit nga autoritetet e shtetit grek, nga përplasja u lënduan tre persona, të cilët fillimisht u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros.

Pas trajtimit mjekësor, të lënduarit janë liruar nga spitali.

Skafi u përmbys pas goditjes, por është tërhequr në breg pa ndonjë rrezik shtesë.

Ndërkohë, autoritetet nga Njësia e Rojës Bregdetare në Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.