07:49 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksident fatal me motoçikletë në Suhodoll të Graçanicës

Një person ka ndërruar jetë dhe një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur në fshatin Suhodoll të Komunës së Graçanicës.

Sipas Policisë, raportohet se viktima mashkull gjersa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë me katër rrota është rrokullisur, ku si pasojë drejtuesi dhe pasagjeri i mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar në QKUK.

“Drejtuesi i motoçikletës rreth orës 22:35 ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve./AktivPress