14:10 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksident fatal në Brecë, një i vdekur dhe një i lënduar

lajmi-fundit-indeksonline

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në këto çaste në fshatin Brecë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnlinet kanë treguar se në aksidentin ku ishte përfshirë një traktor, një person i moshës së re ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Policia e Kosovës është rrugës për në vendin e ngjarjes, ndërsa IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar./IndeksOnline/