Aksident fatal në Formula, vdes piloti 18-vjeçar (VIDEO)

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sportin e automobilizmit.
Gjatë garës së Formula Regional, e cila u zhvillua në qarkun belg të Spa-Francorchamps, ka ndodhur një aksident, ku ka vdekur shoferi holandez 18-vjeçar, Dilano Van’T Hoff, shkruan IndeksOnline.
Në shi, Van’T Hoff preku një makinë tjetër duke humbur kontrollin e tij, e cila kështu mbeti e palëvizshme përgjatë hyrjes së ‘Kemmel’ drejt ku u godit dhunshëm në krah nga ajo e të pafajshmit Adam Fitzgerald , i cili po mbërrinte me shpejtësi të madhe. dhe nuk mundi të shmangte goditjen, e cila ishte fatale për holandezin./IndeksOnline/