23:11 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident fatal në Pejë, vetura godet biçiklistin

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh afër Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku një veturë me targa të Beogradit ka goditur këmbësorin, duke e lënë të vdekur në vend.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Driton Rugova zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sonte në ora 22:41 minuta ka ndodhur një aksident, ku vetura ka goditur një person, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar ekipet mjekësore”, ka thënë Rugova.

Me të marr informatën, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në teren dhe po merren me rastin.

Më poshtë gjeni fotografi nga aksidenti të siguruara nga Indeksonline.

Temat: