75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 19 Mars 2026 / KV

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para pak çastesh në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve fillestare, një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident me motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut, të cilat po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se edhe mbrëmë në Prizren një tjetër person humbi jetën në një aksident trafiku, pasi u godit nga një automjet, duke e bërë situatën në këtë qytet edhe më shqetësuese./IndeksOnline/

Foto: PrizrenPress