Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ndërron jetë një motoçiklist
 
				Një person ka ndërruar jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Aksidenti me dy veturave dhe një motoçiklete ndodhi rreth orës 17:30, raporton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se viktimë e aksidentit është ngasësi i motoçikletës, 46-vjeçar.
“ Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                