09:45 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / k.v

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, një femër e vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, shkruan IndeksOnline.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/