75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Burim

Aksident fatal te ‘1 Tetori’ në Prishtinë, vdes një motoçiklist

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një veturë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Ekipet emergjente që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima, mashkull, ishte pa shenja jete”, tha Pllana.

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/

PAMJE: