Aksident i çuditshëm në Prishtinë, veturat përfundojnë “shpinë për shpinë”

Një aksident jo fort i zakonshëm ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Dy vetura kanë përfunduar “shpinë për shpinë” me njëra-tjetrën në rrugën “Rrustem Statovci”.

Rruga po qëndron e bllokuar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Indeksonline/