75 Mall Live Search
13:03 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Aksident i frikshëm, çiklisti mbetet i varur në urë

Një çiklist mbeti i varur në urë, pas një aksidenti masiv në etapën e dytë të garës franceze “Star of Besseges”.

Biçikletat dhe çiklistët e tjerë të rrëzuar në urën e ngushtë, detyruan çiklistin që të përdorte të gjitha forcat e tij për të qëndruar i varur në urë dhe të mos binte poshtë.

Pas këtij aksidenti, që fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda, gara u pezullua 22 km përpara finishit.