23:16 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident i frikshëm në Formula 1

Derisa po zhvilloheshin provat zyrtare në Formula 1, për Çmimin e Madh të Kanadasë, ka ndodhur një aksident i frikshëm.

Ishte piloti danez Kevin Magnussen i skudarës HAAS, i cili në kthesën e fundit, doli shumë shpejt dhe pasi humbi kontrollin e makinës, shkoi dhe u përplas në pjesën e cila quhet “Muri i Kampionëve”.

Përplasja ndodhi në sesionin e dytë, kur edhe shumë prej pilotëve po kërkonin një xhiro të shpejtë për t’u kualifikuar në sesionin përfundimtar.Për fat të mirë, Magnussen e kaloi pa pasoja këtë përplasje.

magnusen perplaset on Vidnews.