16:49 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident i frikshëm te ‘Syri i Kaltër’, çifti përfundon me BMW në lumë

Një aksident i frikshëm ma ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë. Një automjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’, afër pikës turistike të Syrit të Kaltër.

Nga të dhënat e para mësohet se kanë mbetur të plagosur një çift që udhëtonin me këtë automjet. Me plagë më të rënda është bashkëshortja.