Aksident i pazakont në Klinë, përplaset furgoni me traktorin e ngarkuar
Një aksident mes një furgoni dhe traktori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rixhevë të Klinës.
Traktori dyshohet se i ka ndarë rrugën furgonit, që po kalonte në rrugën kryesore.
Për pasojë janë krijuar kolona të gjata në orët e para të së martës.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident./Indeksonline/

