75 Mall Live Search
16:15 / E Enjte, 09 Janar 2025 / Z S

Aksident i rëndë afër Shushicës në Istog (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Shushicë në komunën e Istogut.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se në këtë aksident trafiku janë përfshirë disa vetura.

Nuk dihet nësë ka të lënduar nga ky aksident trafiku. Prezent në vend të ngjarjes janë parë edhe zyrtarët policor.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/