15:41 / E Martë, 06 Qershor 2023 / k.v

Aksident i rëndë afër Skenderajt, dy të lënduar nisen drejt emergjencës

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Skenderaj-Drenas, segmenti rrugor në fshatin Polac.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në emergjencë.

Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas segmenti rrugor në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahitit.

Në drejtim për Drenas janë krijuar kolona të gjata të automjeteve./IndeksOnline/