Aksident i rëndë afër Skenderajt, kamioni përfundon i rrokullisur pas përplasjes me një veturë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.
Nga goditja, kamioni ka përfunduar i rrokullisur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

