75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë hekurudhor në Itali, 2 të vdekur e 30 të lënduar

ITALI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Lodi afër Casal Pusterlengos. Treni i shpejtësisë së lartë doli nga binarët rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane nga ky aksident të paktën një lokomotivist, ka vdekur ndërsa një tjetër është zhdukur, ndërkohë të plagosur kanë mbetur rreth 30 persona.

Nga aksidenti kanë dalë nga binarët dy vagonë të trenit së bashku me lokomotivën. Ndërkohë trafiku në këtë linjë hekurudhore është pezulluar për të paktën 60 minuta.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mundoheshin ta tërhiqnin trenin dhe ta zhbllokonin rrugën.  Treni ishte nisur nga Bolonja në drejtim të Milanos.