Aksident i rëndë me të lënduar në magjistralen Prishtinë- Ferziaj
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, saktësisht ne fshatin Konjuh.
Përveç dëmeve materiale raportohet edhe për tre persona të lënduar, transmeton Indeksonline.
Zëdhënësja e Policise së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e kontaktuar nga Indeksonline ka thënë se nga aksidenti janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht ne fshatin Konjuh, ka ndodhur njëaksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohe qe njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë ajo.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi të aksidentit, ku mund të shihet që ka persona të lënduar./Indeksonline/


