75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksident i rëndë mes 7 veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Para pak minutave ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë 7 vetura dhe në bazë të pamjeve ka edhe persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke u marrë me këtë aksident.

Për momentin nuk dihet bilanci i këtij aksidenti. Burime të IndeksOnline, në vendngjarje kanë bërë të ditur po ashtu se aty kanë arritur edhe ekipet e autoambulancave.

Pas pak IndeksOnline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksident.