17:35 / E Premte, 05 Prill 2024 / FR

Aksident i rëndë mes kamionit dhe një veture në Komoran (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Komoran.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.