75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / FR

Aksident i rëndë mes një kamioni e një veture në Grackë të Lipjanit

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Grackë të Lipjanit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/