12:49 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë mes tri veturave në Gllarevë, 8 të lënduar (Foto)

(I plotësuar) Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur në Gllarevë, ku janë përfshirë tre vetura.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Ndërsa, ai thotë se ende nuk mund të flas për gjendjen e tyre shëndetësore dhe se është herët për të dhënë informacione shtesë rreth aksidentit./Indeksonline/

……………………………………………………………………………….

Aksident i rëndë mes tri veturave në Gllarevë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Gllarevë.

Sipas një dëshmitari, në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa nga fotot që ka dërguar shihen dëme të mëdha materiale, por nuk dihet ende për gjendjen  shëndetësore të personave që kanë qenë brenda në vetura.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë e rajonit të Pejës, mirëpo të njëjtin kanë thënë se ende nuk kanë informacione për këtë aksident, porse do informojnë opinonin publik për çdo gjë kur të kenë detaje rreth saj./Indeksonline/