10:18 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / B O

Aksident i rëndë në afërsi të Kalimashit, makina bie në humnerë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksion rrugor që lidh Kalimashin me Kukësin, ku një makinë ka rënë për disa metra në humnerë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, dhe pas nxjerrjes nga mjeti i tij është dërguar me urgjencë për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Momentalisht nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin, dhe nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit që ka mbetur i plagosur.