17:57 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / MSH

Aksident i rëndë në afërsi të Sllatinës, përmbyset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak çaste më parë, në afërsi të Sllatinës.

Indeksonline raporton se në aksidentin që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” janë përfshirë disa vetura.

Njëra prej tyre është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, si dhe një veturë e autoambulancës.

Akoma nuk dihet mbi numrin e të lënduarve dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Indeksonline ju sjell pamje: