16:35 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre persona

Një aksident I rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e kësaj të premteje.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Pajovë. Si pasojë e goditjes kanë përfunduar në një lokal.

Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.