Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në dalje të Prizrenit, në pjesën veriore.
Expressi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

