08:18 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident midis dy veturav ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Moti me shi dhe moskontrollimi i shpejtësisë ka bërë që dy vetura të humbasnin drejtimin, duke u përplasur rrezikshëm në autostradë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt.

Pamjet e veturave tregojnë se bëhet fjalë për një aksident të rëndë, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarve./Indeksonline/