08:20 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Podujevë

Në ora 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën që lidh Podujevën me Prishtinë, përkatësisht afër fshatit Leban.

Në disa foto të dërguara nga një dëshmitar i rastit në redaksinë e Indeksonline, shihet se aksidenti është i rëndë.

Nga pamjet shihet se vetura është rrotulluar.

Nuk dihet për gjendjen e personave në veturë apo shkaqet që kanë dërguar deri të ky aksident./Indeksonline/

Temat: