75 Mall Live Search
21:33 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / FR

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren, vetura përfundon me katër rrota përpjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident dyshohet që janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/