75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / F.R

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën Prishtinë-Shkup, saktësisht tek Nota Brillant.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë një veturë dhe një rimorkio.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/