15:13 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tri vetura të përfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në pjesën Prizren-Suharekë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas videos, tri automjete kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Në bazë të pamjeve, një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, kurse dy të tjera në pjesën e përparme.

Ende s’raportohet për të lënduar./IndeksOnline/